Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send
News Tools

7 vegla të reja & përmirësuara nga Facebook për mediat online

0

Në Gusht të vitit të kaluar, Facebook për herë të parë kaloi Google për kah numri i vizitave që dërgonte tek mediat online. Sot Facebook është burimi kryesor i vizitave për shumicen e mediave dhe për këtë arsye investimi dhe vëmendja që i kushtohet këtij rrjeti social nga industria e mediave online është e domosdoshme.

Në konferencen e fundit (F8 2016) që u mbajt në fillim të këtij muaji, Facebook shpalosi ndër të tjera edhe një suite me vegla të zhvilluara specifikisht për përkrahjen e mediave në rritjen e vizitave dhe distribuimin e përmbajtjes.

1. Instant Articles

Instant Articles u mundesojnë mediave online që përmbajtjen e tyre ta hostojnë në platformen e Facebook dhe ta shpërndajnë me ndjekësit në faqen e tyre. Në momentin që përdoruesit klikojnë mbi një artikull të tille ai do të hapet brenda më pak se një sekonde. Mesatarja që një faqe të hapet plotësisht në uebsajtin personal deri tash ka qenë 8 sekonda.

Deri vonë, kjo veçori ka qenë e kufizuar vetëm për media të përzgjedhura nga vetë Facebook. Që nga 12 Prilli, të gjitha mediat mund të regjistrohen dhe të fillojnë ta përdorin këtë veçori nga Facebook.

Personalisht jam pak skeptik edhe pse e kam ndjekur me interes të madh qysh nga lansimi i kësaj veçorie vitin që shkoi. E kaluara na ka treguar se nëse i besojmë shumë një platforme ajo mund të na kthehet për të keq.

Një shembull konkret, para pak vitesh Facebook thoshte se nëse paguani për të rritur bazën e ndjekesve në platformen e tyre, çdo postim që bëhet do të shihet nga të gjithë. Sot, mesatarja e ndjekësve që shohin postimet është 6% ndërsa në raste ekstreme ky numër bie deri në 2%. E njëjta gjë mund të ndodh edhe tek Instant Articles.

Sidoqofte kjo teme meriton një artikull të vetin të cilin do ta publikoj gjatë kësaj jave si dhe do të shkruaj edhe për alternativa tjera, më saktësisht për AMP Project që po duket shumë premtues.

2. Embedded Posts

Kjo vecori nuk është dicka e re mirpo Facebook ka bërë disa ndryshime dhe është përmirësuara goxha shumë. Disa nga përmirësimet që janë bërë përfshijnë; përshtatjen e madhësisë sipas dëshires apo sipas pajises në të cilat shfaqet, shpejtësia është permiresuar shumë (tash hapet 2 herë më shpejtë sesa verzioni paraprak) etj.

Për ta bërë një postim embed në sajtin tuaj, thjeshtë klikoni në shigjeten në anën e djathte dhe zgjedhni opsionin ‘Embed’.

Nëse klikoni Advanced Settings, do të shihni në dritaren e re të hapur edhe mundësi të tjera për të ndryshuar mënyren se si ky postim shfaqet në sajtin tuaj.

3. Embedded Live Videos

Përveq postimeve të thjeshta në sajt, tash ju mund të bëni embed edhe videot në kohë reale përmes Facebook. Procedura për ta bërë embed një video të tille është e njejtë si në shembullin paraprak.

Në momentin që live video përfundon, ajo do të ruhet si video e regjistruar dhe do të vazhdoj të shfaqet në sajtin tuaj.

4. Embedded Comments

Përveç postimeve, Facebook tash ofron mundesinë që të bëni embed edhe një koment të veçantë.

Për ta bërë embed një koment, thjeshtë klikoni mbi shigjeten në anen e djathtë të komentin dhe zgjedhni opsionin Embed.

Një shembull se si duket një koment që është bërë embed mund ta shihni më poshtë:

5. Save Button

Butoni ‘Save’ që mundëson ruajtjen e linqeve për ti shfletuar më vonë nuk është diçka e re në Facebook. Për të ruajtur një link thjeshte klikoni mbi shigjetë në anën e djathtë të postimit dhe klikoni ‘Save’.

Mirpo risia që u prezantua në këtë konference nga Facebook është se e njëjta veçori tash mund të implementohet edhe në uebsajte.

Nga kurioziteti e shtova edhe une në blog dhe do ta testoj se sa efikas është në gjenerimin e trafikut. Të dhënat që i mbledh do ti publikoj në një artikull në të ardhmen.

6. Quote Sharing

Një tjetër veçori e re që Facebook tash e ofron është edhe mundësia që të selektoni një pjese të tekstit dhe ta shpërndani në Facebook si ‘citat’ duke pasur dhe linkun e bashkangjitur.

 

Për ta impelementuar këtë veçori në sajtin tuaj, ndiqni këto udhëzime që ofrohen nga Facebook.

7. Sharing Debugger

Nëse një artikull që dëshironi ta publikoni në sajtin tuaj nuk është duke u shfaqur si duhet, ju mund të përdorni ‘Sharing Debugger‘ për ta kuptuar arsyen.

Konkluzioni

Këto vegla do të ju ndihmojnë që të zhvilloni një eksperiencë interaktive në sajtin tuaj dhe në të njëjten kohë të rrisni audiencën që ndërvepron me postimet tuaja dhe i shpërndan ato në Facebook.

Një nga qëllimet kryesore të Facebook është që të bëhet burimi kryesor ku përdoruesit e vet informohen mbi tema të ndryshme. Sidoqoftë është në interesin e tyre që këta përdorues të informohen mbi ato tema duke qëndruar brenda aplikacionit sepse në këtë mënyrë kanë mundësi që tu shfaqin reklama, të mbledhin të dhëna se çfarë po lexojnë dhe sa kohë po shpenzojnë në aktivitete të tilla .. të gjitha këto esenciale për ta përmirësuar platformen e tyre të reklamimit.

Si media online, pavarësisht që në aspektin afat-shkurtër disa vecori (Instant Articles?) mund të ju duken të leverdishme, duhet analizuar me kujdes veprimet në këtë drejtim përshkak se në aspektin afat-gjatë mund të kenë efekt shkatërrues për modelin e biznesnit mbi të cilin operoni.

Jam shumë kurioz të shoh edhe pikpamjen tuaj rreth këtyre ndryshimeve dhe do të ua dija për nder nëse do të komentonit mëposhtë apo në Facebook mendimin tuaj.

Granit Doshlaku
Simplifying complexity. Co-Founder and SEO Director at @Manaferra. Read more about me.
You may also like
Pse të dhënat e Alexa-s nuk janë të sakta?
5 aplikacione për të rritur produktivitetin