Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send
Blogging

Guida e marketingut në Twitter

3

Pavarësisht se a jeni një përdorues i Twitter-it mirpo nuk jeni aktiv apo nuk jeni të regjistruar akoma, në guidën e sotme ne kemi shkruar gjithçka që ju nevojitet dhe ju duhet të dini rreth formës së funksionimit të Twitter.

Rregullimi i profilit

Që të arrihet deri tek krijimi i një prezence të sukses’shme në Twitter, ju duhet së pari ta optimizoni profilin tuaj. Le ti shikojmë elementet kryesore që e karakterizojnë Twitter:

Username – Emri i përdoruesit është @username të cilin përdoruesit e tjerë do ta përdorin kur të ju drejtohen juve në Twitter dhe gjithashtu është edhe pjesë e URL-s që do të ju dërgoj tek profili i juaj. Është mirë që për llogaritë personale të përdorni emrin tuaj ndërsa për llogaritë e biznesit tuaj të përdorni emrin real të biznesit. Kjo përshkak se përdoruesit në Twitter në rast se po kërkojnë për kompaninë tuaj ata do të shikojnë për emrin e kompanisë në URL dhe jo ndonjë fjalë kyqe (ju mund ta optimizoni profilin tuaj për tu gjetur më lehtë më vonë përmes përshkrimit të biografisë).

Që të mos vini deri tek kjo pozitë:

Edhe nëse nuk keni në plan të investoni në Twitter edhe për një kohë, kushtoni disa minuta dhe rezervoni emrat e llogarive tuaja personale dhe ato për biznes.

Your name – Fushën e caktuar për emër ju duhet ta plotësoni me emrin tuaj personal apo të biznesit tuaj, varësisht se si dëshironi të gjendeni në Twitter. Emri i caktuar do të duket sikurse në foto:

Pavarësisht se mund të mendoni se përdorimi i fjalëve kyqe do të ju ndihmoj të gjendeni më lehtë, fusha e emrit nuk është zgjidhja ideale, fjalët kyqe do ti përdorim më vonë në përshkrimin e profilit.

Your Profile – Për të modifikuar profilin tuaj, shkoni në anën e djathtë të menysë rënëse dhe klikoni mbi ikonë. Në menynë rënëse zgjidhni opsionin Settings pastaj shkoni tek Profile. Aty do të keni mundësi të rregulloni disa gjëra sipas dëshirës suaj.

Tek Profile ju mund të rregulloni fotografinë e profilit tuaj. Fotografia preferohet të jetë një që prezanton biznesin tuaj dhe gjithashtu është e preferueshme që ajo fotografi të përdoret nëpër të gjitha rrjetet sociale që vizitorët të kenë njohuri se për kë po bëhet fjalë.

Pastaj rradhën e ka Header-i që është një fotografi më e madhe dhe që vendoset prapa fotografisë së profilit. Mbi të pos fotografia e profilit janë të vendosura edhe të dhënat e tjera si emri i përdoruesit, bio, lokacioni dhe uebfaqja. Vistaprint është një shembull i mirë i përdorimit të Header, ku kanë vendosur një fotografi që prezanton atë çka ofrojnë, që ndërlidhet me biznesin e tyre të printimit.

Fotografitë e Header na hyjnë në punë edhe kur dikush viziton profilin tonë përmes smartphone, sepse kjo fotografi do të shfaqet ndërsa fotografia e background nuk shfaqet në aplikacion.

Gjatë plotësimit të fushës së biografisë kujdesuni që të vendosni në të fjalët kyqe për çka dëshironi ju të gjendeni në Twitter dhe që e prezantojnë sa më mirë atë çka ju ofroni. Gjithashtu mundësisht vendosni edhe një link në bio sepse kur dikush bën një kërkim i vetmi url që shfaqet është ai në bio (jo ai në fushën e caktuar për uebfaqe).

Në fotografinë e mësipërme e shihni se si Insightly ka përdorur URL në biografinë e tyre. Kjo gjë e bën që profili i tyre të dallohet nga të tjerët. Avantazh tjetër i vendosjes së URL në bio është se kur aplikacione tjera marrin info të llogarisë tënde, do të shfaqin gjithashtu edhe URL-n që ju keni vendosur. Ja një shembull nga Klout:

Ju gjithashtu mund të vendosni edhe llogari tjera të Twitter në hapësirën për bio dhe ato do të jenë të linkuara. Ky është rast përfekt nëse dëshironi të reklamoni edhe llogari tjera nga profili i juaj. Gjithashtu është një rast ideal për puntorët tuaj ta reklamojnë llogarinë e kompanisë suaj. Një shembull konkret nga stafi i kompanisë Box.com:

Në profilin tuaj ju gjithashtu mund të caktoni vendodhjen tuaj. Nëse keni zyre më shumë se në një vend, ju mund teë vendosni 2,3 e më shumë sikurse ka vepruar Socialbakers, që në profilin e tyre kanë vendosur 3 lokacione.

Gjëja e fundit që duhet të bëni për të kompletuar profilin tuaj është fotografia në prapavijë (background). Fotografia duhet të jetë më e vogël se 2MB dhe mund të shërbej për të brenduar më shumë profilin tuaj. Mundohuni të jeni sa më kreativ, vendosni një fotografi që përfaqëson atë çka ju ofroni. Gjithashtu edhe reklamimi i profileve tjera në Facebook, Google+ etj nuk është ide e keqe. Ja një faqe që une e rekomandoj për twitter covers & backgrounds.

Zhargoni bazik në Twitter

Pos 140 karaktereve brenda të cilave jeni të kufizuara për cdo postim, janë edhe disa gjëra të tjera të cilat ndoshta nuk i dini përse shërbejnë. Ja një listë e tyre së bashku me shpjegimet:

  • Hashtags – Hashtagët janë #terme të cilat bëjnë që postimet e etiketuara me ato terme të shkojnë përtej ndjekëeve tuaj. P.sh nëse një postim në Twitter e etiketoni me termin #shqip dhe dikush klikon mbi atë hashtag atëherë atij personi do ti shfaqen të gjitha postimet që kanë atë etiketë (në rastin tonë #shqip). Keni parasysh se hashtags janë opsionale, nëse përdoren mbi 2 brenda një postimi mund të shkaktojnë konfuzion tek ndjekësit dhe ju nuk dëshironi që ata të habiten dhe të klikojnë tek hashtags në vend të linkut që e keni postuar.
  • Retweet – Një retweet (RT) është atëherë kur dikush tweet-un tënd e ndan me ndjekësit e tij. Një retweet mund ta bësh duke shkuar mbi tweet-un e caktuar dhe duke klikuar mbi retweet.
  • Hat Tip – Një Hat Tip (HT) është kur ju shihni se dikush ka shpërndarë një tweet të caktuar dhe ju nuk dëshironi ta bëni retweet mirpo dëshironi ta postoni si cicerimë tuajen. Për ti dhënë meritën personit të parë që e ka postuar cicërimen në fund të saj shënoni HT @perdoruesi.
  • Trends – Janë tema të nxehta që po zhvillohen për momentin në Twitter. Mund të jenë hashtags apo fjalë kyqe që po përdoren shumë. Nëse gjeni një lidhje mes një trendi që po zhvillohet dhe asaj që ju ofroni është mundësi shumë e mirë për të fituar një ekspozim para një audience të madhe aktive duke cicëruar në lidhje me atë temë.
  • Via – Nëse shihni në Twitter via @perdoruesi atëherë duhet ta dini se cicërima (që mund të përmbaj tekst, foto, video) është krijuar nga ai autor. Butonat zyrtar të Twitter e ofrojnë këtë opsion, kur vendosen në një faqe dhe dikush klikon për të shpërndarë një përmbajtje të caktuar atëherë krijuesi i saj do të marr kreditin.
  • Twitter Chat – Është një diskutim rreth një #hashtagu të caktuar. P.sh të dieleve në ora 07:00 PM blogerët mbledhen të diskutojnë rreth ndonjë temë të caktuar që lidhet me blogging duke përdorur termin #blogchat. Në këtë Google spreadsheet ju mund të gjeni të tilla organizime, ndoshta gjeni ndonjë që ju përshtatet dhe dëshironi të merrni pjesë.
  • Mention – Kur dikush ju përmend në Twitter do të thotë se në një cicërimë të tyre kanë shkruar @emrintuaj.
  • Direct Message – Janë mesazhe private që nuk mund ti shoh askush. Mesazh privat mund të të dërgojnë vetëm ata që ti je duke i ndjekur ndërsa edhe për të dërguar vlenë  njëjta (mund të ju dërgosh vetëm atyre që të ndjekin ty).
  • Twitter Lists – Twitter-i ju mundëson të krijoni lista private apo publike deri me 500 persona në të. Kur klikoni mbi një listë do të ju shfaqen statuset vetëm nga ajo listë.

Planifikimi i ecurisë në Twitter

Planifikimi i strategjisë se çka duhet postuar dhe çka jo në Twitter është më i lehtë sesa në rrjetet tjera sociale sepse secila pjesë e përmbajtjes ka vetëm 140 karaktere. Mund të filloni duke mbajtur në mend se 80% e përmbajtjes që do të postohet duhet të jetë për të tjerët dhe vetëm 20% që i kushtohet brendit tuaj. Kjo varet edhe nga tipi i biznesit, p.sh @mashable ia dalin shumë mirë duke postuar vetëm përmbajtje të tyre. Të tjeret kanë nevojë për një balanc.

Për të kuptuar se çfarë duhet të postoni, mendoni si do të ndjehej një i panjohur kur do ta vizitonte për herë të parë profilin tuaj në Twitter. A do të ju ndiqte ai juve duke u bazuar në 5-10 cicërimat e fundit që keni bërë. Gjithashtu mendoni edhe për ndjekësit që keni, a janë më shumë të interesuar të dëgjojnë vetëm për produktet që ju ofroni apo edhe për informata në përgjithësi në lidhje me fushën në të cilën ju operoni.

Një mënyrë tjeter shumë e mirë për të kuptuar se çfarë të postoni dhe çfarë jo, është duke i shikuar profilet e konkurentëve tuaj. Ju mund të shihni në profilin e tyre se çka po merr më shumë RT-s dhe përgjigje dhe pastaj të bëni diçka ngjashëm edhe ju vet.

Pasiqë po flasim për llojet e ndryshme të postimeve, ja disa qëe duhet ti keni parasysh:

Questions – Pyetjet kanë nje efekt shumë të madh dhe bëjnë që edhe ndjekësit tuaj të angazhohen më shumë në diskutimet që ju keni hapur.

Quotes – Nëse arrini të gjeni thënie që lidhen me biznesin tuaj, postoni ato. Thëniet është parë se marrin më se shumti RT-s dhe Favorites.

Links – Ju mund të postoni linqe që dërgojnë në uebfaqen tuaj, në ndonjë artikull tuajin apo në ndonjë artikull që ka lidhje me industrinë në të cilën veproni ju.

Photos and Video – Duhet përdorur gjithsesi, kanë një efekt të jashtzakonshëm. Postimet me foto ose video marrin më shumë dukshmëri në Twitter. Kur jeni duke kërkuar për diçka, postimet me foto dhe video kanë një seksion të vecantë dhe dallohen prej postimeve tjera. Në disa raste fotot dhe videot dalin ‘të hapura’ në rezultate të kërkimit.

Presentations – Prezentimet sikurse fotot dhe videot gjithashtu marrin dukshmëri të madhe në Twitter. Prezantimet nga SlideShare janë të bëra embed në tweets dhe ndjekësit tuaj mund ti lexojnë ato direkt nga Twitter.

Ja disa shembuj të postimeve mediale qe permbajne foto, video ose prezantime:

Media gjithashtu shfaqet në sidebar të profilit tuaj:

Gjithashtu shfaqet edhe në aplikacionet për telefona të mencur:

Gjithashtu me aplikimin e Twitter Cards ju mund të shfaqni një përshkrim të linkut edhe një fotografi brenda tweet-ut:

Krijimi i një audience

Pasi të keni përfunduar me rregullimin e profilit në Twitter dhe të keni postuar 5-10 cicërima (sepse askush nuk dëshiron të ndjek një profil të thatë) ju jeni gati të filloni punën për të krijuar një audiencë tuajen në Twitter. Hapi i parë që duhet bërë në këtë drejtim është të tentohet që personat që ju ndjekin në rrjetet tjera sociale ti sillni edhe këtu. Për ta bërë një gjë të tillë, disa nga gjërat që mund ti bëni janë:

  • Vendosni butonin zyrtar të Twitter për të ndjekur një përdorues në uebfaqen tuaj. Në këtë mënyrë ata mund të ju ndjekin pa u larguar nga uebfaqja.
  • Duke përdorur butonin zyrtar të Twitter për Retweet, kur dikush shpërndan një postim tuajin, butoni do ti rekomandoj llogaritë e juaja atij përdoruesi për ti ndjekur.
  • Vendosni linkun e profilit tuaj në Twitter në nënshkrimin (signature) tuaj në e-mail.
  • Vendosni profilin tuaj në Twitter edhe në rrjetet tjera sociale si LinkedIn (Edit Profile > Edit Contact Info), Google+ profile (nën Other Profiles tek About tab), Pinterest (nën Account Settings), dhe në kanalin në YouTube (Edit Links tek fotografia e kanalit).
  • Vendosni linkun e profilit tuaj në forumet/komunitetet online në të cilat merrni pjesë.
  • Vendosni linkun e profilit në hapësirën për biografi në postimet tuaja në blogje (tuajat apo në ndonjë guest blog që keni bërë).

Me pak fjalë mendoni cdo vend te mundshëm ku mund ta vendosni linkun e profilit tuaj në Twitter dhe vendoseni aty.

Pasi kemi vendosur linkun e profilit në cdo vend të mundshëm, hapi tjetër është të tentojmë që të lidhemi me sa me shumë persona që ndajnë interesa të përbashkëta me ato tonat. Këtë mund ta bëni duke ndjekur këta hapa:

  • Twitter ofron një mjet që ju mundëson që të gjeni të gjithë personat që ju i njihni dhe kanë Twitter duke përdorur kontakt listën tuaj nga Gmail, Yahoo Mail, Outlook (ish. Hotmail) dhe AOL.
  • Duke përdorur Followerwonk ju mund të gjeni persona të ndryshëm duke kërkuar përmes fjalëve kyqe (duke kërkuar për lokacion, përdorim të fjalëve kyqe në bio etj).
  • Duke përdorur Klout ju mund të shikoni se cilet janë personat më influencial në industrinë në të cilen ju operoni. Pastaj mund të filloni dhe të krijoni lidhje me këta persona.
  • Kur lexoni një artikull dhe e ndani atë përmes Twitter, përmes Via (që folëm më herët se çfarë është) atriboni meritën autorit të artikullit dhe ndiqni atë autor.
  • Kur jeni duke diskutuar me ndonjë person në ndonjë tjetër rrjet social, shikoni se mos janë edhe në Twitter. Nëse po, ndiqni dhe gjatë diskutimit ju mund ti thoni ‘Hej, t’ndjeka n’twitter’ ose diçka ngjashëm :p.

Gjatë kohës që ju po ndiqni llogari të ndryshme, shikoni në postimet e fundit të tyre nëse ka dicka në të cilën ti mund ti përgjigjesh. Nëse ka, përgjigju dhe fillo diskutimin. Në këtë formë personi do ta kuptoj se ti je duke e ndjekur, dhe ka shumë gjasa që edhe ai do të filloj të ju ndjek juve.

Gjithashtu një formë tjetër për të rritur audiencën dhe dukshmerinë në këtë rrjet social është duke monitoruar Twitter-in. Kur them monitoruar e kam fjalën shikoni për ndonjë pyetje, ose kur dikush kërkon ndihmë dhe ju mund ti ofroni (gjithmonë duke qenë në lidhje me shërbimet që ju ofroni). Gjithashtu shikoni se mos dikush ju ka përmendur në Twitter por nuk ka përdorur @emrijuaj ose kanë përmendur ndonjë emër të ndonjë produkti që ju e ofroni. Shikoni për cdo mundësi që ju ofrohet dhe kyquni në diskutim. Mundohuni që të ofroni vlerë në atë që thoni dhe ofroni. Kështu fitoni besim tek përdoruesit në Twitter dhe kuptohet edhe rritni audiencën tuaj.

Angazhimi me audiencën tuaj

Ka forma të ndryshme se si mund të angazhoheni me audiencën tuaj. E para dhe më e rëndësis’shmja është që kur dikush ju drejtohet në Twitter duke përdorur @emrintuaj, GJITHMONË kthejuni përgjigje.

Mund të ketë raste kur ata ju drejtohen kompanisë suaj mirpo nuk kanë përdorur @emrintuaj prandaj në këtë rast siq thamë edhe më herët na hynë në punë monitorimi. Në këtë mënyrë mund të shihni kur dikush po flet për juve dhe se çfarë po thotë. Pavaresisht komentit pozitiv apo negativ në drejtim tuajin, keni kujdes dhe gjeni një përgjigje të përshtatshme për të ju drejtuar.

Një mënyrë tjetër që të angazhoheni me audiencën tuaj është duke bërë pytje. Pyetjet mund të jenë konkrete në lidhje me fushën në të cilën operoni ose mund të jenë të përgjithshme si p.sh ‘Kush do të fitoj El Classico-n sonte?’.

Në rast se shihni raste kur kërkojnë ndihmë dhe ju mund të ju ndihmoni, gjithmonë bëjeni këtë. Gjithashtu krijoni një listë me personat më influencial në fushën tuaj dhe monitoroni cicërimat që ata bëjnë. Në cdo rast që keni mundësi, tentoni që të futeni në bashkëbisedim me ta. Shanset që këta persona të bëhen konsumator tuaj edhe nëse nuk janë për momentin, janë të mëdha kur ata shohin se sa kujdes po i kushtoni ju komunitetit tuaj.

Implementimi i Twitter në uebfaqen tuaj

Ekzistojnë disa menyra se si ta implemetoni Twitter në uebfaqen tuaj për ta rritur dukshmërinë dhe aktivitetin tuaj nga uebfaqja në Twitter:

  • Twitter Follow Button – Duke e vendosur butonin zyrtar të Twitter për të ju ndjekur, ju ia mundësoni vizitorit të ndjek llogarinë tuaj në Twitter direkt nga uebfaqja e juaj.
  • Twitter Retweet Button – Duke vendosur këtë buton ju ia mundësoni vizitorëve tuaj që të shpërndajnë përmbajtjen e uebfaqe suaj me ndjekësit e tyre në Twitter. Një vecori shumë e mirë e këtij butoni është se kur dikush shpërndan përmbajtjen tuaj, Twitter ia rekomandon atij personi ta ndjek llogarinë tuaj në Twitter.
  • Twitter Mention Button – Ky buton është shumë i mirë në rast se dëshironi ti inkurajoni vizitorët e uebfaqes suaj të ju dërgojnë një mesazh në Twitter.

Gjithashtu për faqet që kanë më shumë përmbajtje është shumë mirë që të kenë parasysh edhe implementimin e Twitter Cards. Kjo do të ju mundësoj që kur dikush të shperndaj përmbajtjen nga uebfaqja e juaj, të mos duket vetëm si link në Twitter por të shfaqen edhe elemente tjera si titulli, përshkrimi dhe një fotografi e vogël (ngjashëm si del kur shpërndan diçka në Facebook).

Ju mund ti implemetoni Twitter Cards manualisht duke vendosur meta tags në uebfaqen tuaj, ose duke përdorur plugins të gatshëm (për WordPress) si p.sh Twitter Cards for WordPress që ua thjeshtojnë punën në maksimum. Në fund duhet të shikoni nëse i keni implementuar në rregull Twitter Cards përmes kësaj forme validimi.

Reklamimi në Twitter

Nëse dëshironi të keni një dukshmëri më të madhe në Twitter dhe të krijoni një audiencë më të madhe, Twitter ofron edhe mundësi për reklamim në rrjetin e saj social. Ju mund të zgjidhni në mes këtyre 3 formave të reklamimit, varësisht nga buxheti i juaj.

  • Promoted Tweets – Janë cicërima që shfaqen në krye të faqes. Ju mund të caktoni targetimin (vendi, koha, personat etj). Pos në rezultatet që shfaq Twitter, këto cicërima shfaqen edhe në mjetet tjera monitoruese si p.sh HootSuite etj. Nëse cicërima e juaj përmban fotografi apo video ajo do të jetë e hapur (expanded) automatikisht.
  • Promoted Accounts – Është një nga format më të shpejta për të rritur audiencën tuaj në Twitter. Shfaqen në anën e majtë, tek seksioni ‘Suggested follows’.
  • Promoted Trends – Kjo është më shumë për brendet e mëdha. Ju mundëson që të krijoni një #trend tuajin të personalizuar. Thashethemet janë se çmimi për të pasur një trend të promovuar brenda një dite ju kushton 100,000$

Seksioni për reklamim në Twitter nuk ka evoluar aq shumë që nga prezantimi i tyre. Nuk është se ofron mundësi të papara targetimi por nuk është edhe aq keq. Ja një shembull se çfarë ofron Twitter sa i përket targetimit të personave në këtë rrjet social:

Top mjetet për Twitter

Ekzistojnë shumë mjete që janë krijuar posaqërisht për Twitter dhe shumë të tjerë që përfshijnë edhe Twitter në suitën e tyre. Mëposhtë po ju sjellim një listë me top mjetet qe duhet ti keni parasysh kur punoni me Twitter.

Followerwonk – është një nga mjetet më të mira në qarkullim. Ju mundëson që ti gjeni personat në Twitter duke u bazuar në vendodhjen e tyre apo fjalëve kyqe që përmban bio e përdoruesve. Gjithashtu ju mund ti filtroni rezultatet duke u bazuar në numrin e ndjekësve, postimeve etj.

HootSuite – Ju mundëson që ti menaxhoni/monitoroni llogaritë tuaja në Twitter (dhe rrjete tjera sociale) në kohë reale në një vend.

Buffer – Ju mundëson që të planifikoni postimin e mesazheve të ndryshme në rrjetet sociale (ndër to edhe Twitter) në kohë të ndryshme. Në këtë mënyrë llogaria e juaj do të jetë aktive duke postuar mesazhe edhe kur ju jeni duke fjetur.

Tjera mjete që ju sygjerojmë të ju hidhni një sy janë edhe Commun.it, Nestivity, Twitter Grader, Tweet Chat dhe SumAll.

Konkluzioni

Marketingu në Twitter nëse bëhet në mënyrë të duhur është shumë efektiv. Në vendin tonë për fat të keq akoma nuk e kanë kuptuar këtë rëndësi, mirpo nësë jeni i mëncur ju do ta shfrytëzoni këtë boshllëk dhe ta ktheni në favorin tuaj. Duke qenë se jeni ndër të parët që po e merrni seriozisht Twitter, atëherë gjasat për sukses janë më të mëdha ndërsa rruga deri tek suksesi është shumë më e lehtë.

Nëse i ndiqni këshillat e postuara në këtë artikull, atëherë nuk duhet të keni asnjë problem për të aplikuar këtë strategji për marketing në Twitter.

Në rast se keni diçka për të shtuar/hequr, ndonjë këshillë/mjet ju mund ta bëni duke komentuar më poshtë dhe ne do ti shtojmë në artikull.

via @KISSmetrics

Granit Doshlaku
Simplifying complexity. Co-Founder and SEO Director at @Manaferra. Read more about me.
You may also like
Përmbajtja cilësore kusht për projektet afatgjata
WordPress, interesant!