Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send
Blogging Marketing News

Twitter, kah je nisë?

0

Finally!

Një raport i publikuar në Buzzfeed News ka paralajmëruar se Twitter është në përgaditje e sipër që të lansoj një veçori të re në produktin e tyre i cili do të rendis postimet në Twitter në bazë të popullaritetit dhe relevances duke hequr dorë kështu nga renditja e postimeve në bazë të kohës së postuar. Nëse kjo po ju duket si diçka e njohur, keni të drejtë, të njëjtën gjë Facebook ka vite që e ka implementuar.

Ky veprim nga ana e Twitter sado i dhimbshëm (veçoria kryesore e Twitter është të qenurit real-time social network) për mendimin tim është i duhur. Ka kohë që Twitter po përballet me vështirësi të rritjes së numrit të përdoruesve aktiv dhe si arsye kryesore për këtë është kompleksiteti i këtij rrjeti social. Kjo është edhe një prej arsyeve kryesore pse Twitter nuk ‘dhezi’ në tregun tonë.

Personalisht kam harrur herën e fundit kur kam lexuar të gjitha tweets të publikuar nga personat që une ndjek. Nuk është që nuk kam tentuar, mirpo pas leximit të 30-40 tweets kam hequr dorë për arsye të ndryshme (lodhje, shpërqendrim, nuk kam gjetur diçka me vlerë etj).

Kam provuar edhe me lista, ku çdo listë ka pasur përdorues që flasin për tema që më interesojnë dhe që i kam zgjedhur personalisht, mirpo nuk e ka zgjedhur këtë problem për arsyen e njëjtë. Edhe fakti që si veçori është konsiderueshëm e fshehur dhe une duhet të klikoj 3-4 herë që të shkoj tek një listë e caktuar nuk është se më ka ndihmuar në këtë aspekt.

Një nga produktet më të përdorura në Facebook është ‘News Feed’. Arsyeja është shumë e thjeshtë, përdoruesit shkojnë në Facebook sepse e kanë parasysh që një përmbajtje kualitative e përzgjedhur për interesat e tyre do të ju shfaqet gjithmonë. Në Twitter është e kundërta, një ditë do të shfaqen tweets të jashtëzakonshëm që të bëjnë ta vlerësosh shumë këtë rrjet social dhe një ditë tjetër do të dëshperohesh me atë që sheh saqë je gati të heqësh dorë nga përdorimi i Twitter.

Lexo edhe: Guida e marketingut në Twitter

Me implementimin e këtij algoritmi të zhvilluar nga Twitter, përdoruesit do të shohin vetëm përmbajtje që Twitter beson se është relevante dhe me interes për ta. Ne veqse kemi parë këtë algoritëm në veprim përmes ‘While you were away‘ mirpo deri sot ky ka qenë i kufizuar në vetëm disa tweets të përzgjedhur ndërsa në të ardhmen e afërt të gjithë tweets do të jenë të përzgjedhur.

Të gjithë ata që e përdorin Twitter për arsye personale apo biznesi, do të duhej ta rimendojnë strategjine e tyre. Në mënyrë që të qëndrojnë relevantë dhe të sigurohen që postimet e tyre po shihen nga ndjekësit, kualiteti dhe relevanca duhet të jenë në maksimum.

Gjeni dallimin 😉

Po shpresoj shumë që këto ndryshime do ti ndihmojnë Twitter që të tejkaloj problemet e tanishme, të rris numrin e përdoruesve aktiv dhe të arrij potencialin e vet. Ndryshimet pavarësisht se të dhimbshme po tregojnë që Twitter tashmë është një kompani e pjekur dhe e aftë që të marr vendime të mëdha/vështira.

Të gjitha kompanitë teknologjike, në një moment të jetës së tyre janë përballur me të njëjtin problem që Twitter e ka tani (krize identiteti) dhe veprimet që i kanë marrë në ato momente e kane definuar të ardhmen e tyre. Një shembull i freskët që më vie ndërmend është Facebook që si problem nuk e kishte numrin e përdoruesve mirpo monetizimin e audiences në mobile (dështimi i tyre me verzionin mobile të ndërtuar në HTML5 dhe suksesi i jashtëzakonshem pas zhvillimit të aplikacioneve mobile). Sot Facebook ka mbi 1.5 miliard përdorues aktiv dhe miliarda dollarë të gjeneruar nga reklamat çdo muaj.

Vizioni për të ardhmen dhe ekzekutimi mbi të janë faktorët kyq që do të ndihmojnë Twitter të arrij potencialin që ka. Se a do të ndodh kështu apo jo është vështirë të parashikohet mirëpo une jam optimist.

Do ta vlerësoja shumë mendimin tuaj mbi këtë çështje, komentoni mëposhtë ose në rrjete sociale (Twitter, Facebook) se sa besoni që këto ndryshime janë të duhura dhe do ta ndihmojnë Twitter të bëhet një nga lojtarët kryesorë në botën e rrjeteve sociale.

Granit Doshlaku
Simplifying complexity. Co-Founder and SEO Director at @Manaferra. Read more about me.
You may also like
Google nderprene sherbimin PageRank
Google+ ndryshon dizajnin e faqes