Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send
Marketing

Të krijosh një “Infografikë”

0

Ideja tek infografika eshte mjafte e thjeshtë. Duhej të zgjedhje një temë të caktuar, te gjesh ca te dhena interesante mbi atë teme dhe t’i paraqisje ato grafikisht. Këto se bashku krijonin një infografike.

Gjatë kohës sa po punonja në njërën nga kompanitë vendore që merret me SEO e pash se të krijosh një infografike dhe të shpëndashë atë në mënyre efektive nuk ishte edhe aq lehtë sa e kisha paramenduar.

Duke qenë se isha duke punuar aty si “link builder”, njëra nga detyrat qe kisha ishte edhe të vija me ide kreative për te krijuar linqe për klientet tane. Duke qene se përdorimi i infografikave ishte po lulzonte, të gjithë po flisnin per to, te gjithe po tregonin se sa te suksesshme ishin kampanjat e tyre dhe sa linqe po krijonin nga ato, menduam se ishte me vend të provonim edhe ne.

Pasi morrem dritën e gjelbërt, filluam me idejimin e kampanjës. Klienti operonte në një niche të caktuar, prandaj edhe tema duhet të prekte atë niche. Gjithashtu, klienti vepronte vetem në një shtet, prandaj të dhenat qe do te postoheshin në atë infografikë duhej të ishin te po ati shteti.

Pasi caktuam temën, filluam me kerkimin e të dhenave. Të ju dhem të drejtën, nuk ishte aspak e lehtë. Duke qenë të pa përvojë në ketë fushë, problemi i parë qe hasem ishte se nuk kishim njohuri se ku duhej kërkuar për keto të dhena. Te dhenat duhej te ishin te sakta sepse klienti për të cilin po krijohej kjo infografike ishte kompani serioze dhe duke qene se do të postohej ne blogun e tyre nuk guxonim të benim ndonje gafe.

Duke perdorur makinat kërkuese, arritem deri tek faqja Statista, një prej faqeve me të popullarizuara në bote me të dhena statistikore nga tema të ndryshme. Pasi gjetem disa të dhena mjaftë interesante, na lindi një problem tjetër; Statista ne rregulloren e tyre e kishte si kusht qe për perdorimin e materialit që gjendet në faqet e tyre të paguhej nje kosto e cila sillej rreth 100eu+.

Pasi paguam këtë licensë, vazhduam akoma më kerkimin për materialin qe do të postohej në infografikë.

Pas rreth 1 javë pune, mund te vazhdonim me fazën e dyte e cila ishte “strukturimi dhe dizajnimi i infografikes”. Kjo na doli te jete akoma me e veshtire sesa faza e parë.

Pas 2-3 dite punë të palodhshme sollëm verzione të ndryshime derisa erdhëm tek një verzion përfundimtar, të cilin mund ta konsiderojë “të kënaqshëm” por jo edhe mahnites.

Nuk ishte faji vetem tek dizajni. Prezantimi i të dhenave nuk ishte bere në mënyren e duhur. Ideja ishte që brenda nje kohe të shkurtër, te prezantohej nje teme qe ne nje artikull normal do te merrte shume kohë pr tu lexuar. Pra, në pika te shkurtëa ti prekesh temat kryesore për të cilat flet infografika dhe ta informosh lexuesin me atë qe ka nevoje të di. Ndersa ne në infografike kishim shtuar edhe paragrafe deri ne 3 rreshta!

Më në fund, pas 2 javesh pune, infografika u perfundua. Tash çka?

Pasi postuam atë në blog dhe në rrjetet shoqerore, filluam me promovimin e infografikes. Nuk mjafton vetem të krijosh një infografikë, duhet ta promovosh ate që të vjelësh rezultatet nga ajo dhe pikërisht për këte, pak kohë më parë e kam postuar një lisitë me resurse per te promovuar nje infografike.

Për të promovuar nje infografikë ka menyra të ndryshme. Disa nga menyrat që në perdorem në rastin tone ishin:

– Direktorite e infografikave, vendi i parë qe te shkon mendja pasi perfundon nje infografikë. Disa ishin falas ndërsa disa me pagese. Pasi krijuam nje listë prej me shumë se 100 faqesh, filluam t’i zgjedhnim ato qe permbushnin kriteret tona (PR, DA, PA). Pastaj filluam me publikimin e infografikes në faqet e zgjedhura. Disa i aprovonin menjeher, disa me vonë, disa i refuzonin kurse nje pjese nuk kthenin fare pergjigje. Sidoqoftë nga direktoritë arritëm të merrnin afërisht 25-30 linqe.

– Blogje relevante që shkruanin për tema të ngjashme me ato që trajtonte infografika e jonë. Filluam të iu dergonim email-a, duke ju prezantuar infografiken dhe duke i pyetur për mundësine e publikimit të punës sone në blogun e tyre. Duke qene se infografika nuk ishte ne gjuhën angleze (ishte gjermanisht) edhe blogjet me të cilët kontaktonim ishin në po këtë gjuhë. Pak nga cilesia e infografikes, pak nga niveli i gjermanishtës sonë, rezultatet nuk ishin ato te priturat.

– Rrjetet shoqerore nuk ishin ndonjë sukses madheshtor gjithashtu. Ne Facebook e Twitter nuk shfaqej mire ndersa ne Pinterest nuk kishim nje audiencë për ta reklamuar atë.

Me pak fjale, pritjet qe kishim nuk u realizuan.

Mirëpo a ishte e kote dhe deshtim e gjithë ky mundim? Unë nuk do të thoja kështu. Duke qenë se ajo ishte puna jonë e parë e këtij lloji, nuk besoj se do të ishte me vend të prisnim qe ajo të publikohej ne Mashable. Ishte nje përvoje e fituar, një mesim për gabimet qe duhen shmangur në të ardhmën.

Me vonë, krijuam edhe një infografike tjetër, e cila doli të ishte më e suksesshme sesa ajo e para dhe më në fund “mund të flenim më të lumtur”.

Siq mund ta shihni, në këtë artikull une nuk shkrova se si te krijoni nje infografike, mirëpo se si unë se bashku me koleget e mi krijuam një infografike. Duke qene se u mundova të pershkruaja të gjithë ecurinë, besoj se do te jetë një mesim i mirë për të gjithë ata qe duan të krijojne një infografikë. Mund te mesojnë nga gabimet tona dhe te mos i perserisin ato.

Infografikat jane një menyre shume e mire për të krijuar linqe për faqen tuaj. Nese bëhet në mënyren e duhur mund të jetë metodë shume efektive. Në internet do të gjeni shume udhëzues të tjerv që pershkruajnë të gjithe procesin e krijimit te një infografike që besoj se do të ju ndihmojne shumë.

Nese keni dicka per të pyetur, unë do të jem i gatshëm dhe me kënaqësinë më të madhe do të mundohem të ju ndihmoj, ketu ne faqe permes komenteve apo permes email.

Granit Doshlaku
Simplifying complexity. Co-Founder and SEO Director at @Manaferra. Read more about me.
You may also like
Google+ ndryshon dizajnin e faqes
Google perditeson programin Authorship