Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send
Data Marketing Tips & Hacks

Qysh me ndal spam-in në Google Analytics

0

Kohët e fundit, në disa sajte të klientëve dhe në projekte personale, gjatë analizimit të burimit të vizitave në Google Analytics, një grup i faqeve që nuk kishin asnje lidhje me sajtet përkatëse po listoheshin vazhdimisht si burim i vizitave.

Pas një hulumtimi të shkurtër, kuptuam se këto nuk ishin asgjë tjetër pos faqe që po ‘spam-onin’ sajtet duke u shfaqur si burim i vizitave me qëllimin e vetëm që ti tërheqnin vëmendjen personit që po i analizonte ato të dhëna, duke shpresuar se pasi ti vizitonte ato faqe, ai do të konvertohej në përdorues të atyre faqeve.

Siq mund të shohim edhe nga fotografia e mësipërme, trafiku që këto faqe dërgojnë nuk ka asnjë vlerë. Bounce rate është 84.86%, koha e qëndrimit në faqe 47 sekonda (më shumë se 50% e faqeve kohën e qëndrimit e kanë 0 sekonda dhe bounce rate 100%).

Nëse keni një faqe që ka shumë vizita, sasia që këto faqe dërgojnë është e papërfillshme dhe e padëmshme, mirëpo nëse juve po ju pengon dhe dëshironi që ti largoni nga Google Analytics, atëherë procedura për ta bërë një gjë të tillë është mjaftë e thjeshtë.

1. Shkoni në llogarinë e sajtit në Google Analytics dhe klikoni mbi menynë Admin

 

2. Në kolonën View zgjedhni opsionin Filter

3. Klikoni mbi butonin New Filter

4. Si emër mund të përdorni ‘Bllokimi i sajteve spam në Analytics

5. Tek Filter Type zgjedhni opsionin Custom. Në fushën Filter Field zgjedhni opsionin Campaign Source. Në fushën Filter Pattern shtoni listën e mëposhtme të sajteve që janë të njohura se dërgojnë spam (listën mund ta zgjeroni nëse jeni duke pranuar spam nga sajte tjera që nuk janë në këtë listë).

floating-share-buttons.com|free-floating-buttons.com|event-tracking.com|get-free-social-traffic.com|free-social-buttons.com|darodar.com|Get-Free-Traffic-Now.com|e-buyeasy.com|free-floating-buttons.com|chinese-amezon.com|erot.co|hongfanji.com|inspsearch.com|picscout.com|contextualyield.com

6. Klikoni Save për të ruajtur ndryshimet.

Ky filter mund të marr kohë deri në 24 orë pas krijimit për të pasur efekt. Pas kësaj kohe ju nuk do të duhej të pranoni më vizita false nga faqet që i keni listuar në filter.

Granit Doshlaku
Simplifying complexity. Co-Founder and SEO Director at @Manaferra. Read more about me.
You may also like
Çka është Inbound Marketing
DMOZ largon nga direktoria 1 milion uebfaqe