Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send
Data Marketing Tools

Pse të dhënat e Alexa-s nuk janë të sakta?

0

Alexa është një kompani që ofron të dhëna të ndryshme rreth uebfaqeve dhe popullaritetit të tyre në internet. Shumë persona i konsiderojnë këto të dhëna si të diskutueshme mirpo ekziston dhe një numër i konsiderueshëm i përdoruesve që besojnë verbërisht në saktësinë e tyre.

Personalisht nuk jam një fans i Alexa-s dhe shërbimeve të saj të cilat besoj se lënë për të dëshiruar mirpo as kundër saj nuk jam. Madje mendoj se në shërbimet e saj ekzistojnë disa veçori interesante që mund të na hyjnë në punë. Megjithatë mërzitem kur shoh se të dhënat e kësaj kompanie në raste të caktura me apo pa dijeni publikohen si fakte të pamohueshme. Kjo sepse nuk është e vërtetë dhe në vazhdim të artikullit do të mundohem ta argumentoj pse.

Si funksionon Alexa.com?

Një gjë shumë me rëndesi që duhet ditur rreth Alexa është mënyra e funksionimit të saj, mënyra se si ata marrin ato të dhëna që pastaj ua prezantojnë përdoruesve. Alexa të dhënat që prezanton tek ne i merr përmes një toolbar-i që përdoruesit e instalojnë në shfletuesin e tyre. Një gjë e tillë ceket edhe në uebfaqen e tyre:

Alexa’s traffic estimates are based on data from our global traffic panel, which is a sample of millions of Internet users using one of over 25,000 different browser extensions.

‘Millions of Internet users’ është një numër shumë jo-specifik. Mund të jetë 1 milion apo 999 milion. Mesa duket nuk do ta kuptojmë kurrë. Pastaj edhe numri prej 25,000 shtesash (addons, plugins) për shfletues më duket jo shumë i besueshëm, megjithatë edhe po të jetë është shumë jo-specifik. Sa shkarkime kanë ato shtesa, sa janë të popullarizuara etj nuk figuron asnjë e dhënë.

Sa i përket toolbar-it i cili nga fillimi ka qenë burimi kryesor i të dhënave për Alexa, edhe nëse në një të kaluar të largët ka qenë deri diku popullor (15-20 milion shkarkime kur ka qenë në maje, ditet e sotme pjesa më e madhe është jo-aktive), edhe atëherë ka qenë shumë i pasaktë. Kjo sepse është bazuar në një moster shumë të vogël për të përcaktuar në përgjithesi renditjen e faqeve dhe të dhënat e tjera që prezanton.

Një tjetër gjë që e ka bërë jo-relevant përdorimin e të dhënave të Alexa ka qene edhe kategoria e përdoruesve që e kanë instaluar. Alexa ka qenë e popullarizuar mes webmaster-ave, internet marketers, bloggers etj pra me pak fjalë persona në fusha të ndryshme të IT të cilëve ju kanë interesuar të dhënat që Alexa ofronte për ta. Nënës time nuk i intereson se cila faqe është më vizituara në Shqipëri apo cilat fjale kyqe po dërgojnë më së shumti trafik në faqen që po viziton ajo, prandaj edhe nuk e ka instaluar kurrë një toolbar të tillë. Për këtë arsye numri i personave që kanë përdorur këtë toolbar nëse i futim në një kategori do të konsideroheshin një minoritet i papërfillshëm në krahasim me numrin e përgjithshëm të përdoruesve të internetit.

Për të vërtetuar edhe më shumë do të marr si shembull një faqe të cilën e zotëroj. Të dhënat që do ti krahasojmë janë:

  • Daily Time on Site
  • Daily Pageviews per Visitor
  • Bounce Rate
  • Search Traffic

Këto të dhëna i gjej edhe në Google Analytics, një platformë të cilës i besoj 100% përshkak se i kam mundësuar akses në faqe qysh nga fillimi dhe në këtë mënyrë ajo mund të mbledh të gjitha të dhënat që mua më nevojiten. Përkundrazi, nuk e mbaj mend të kem bërë një gjë të tillë edhe me Alexa.

#Alexa.comGoogle AnalyticsNdryshimi
Daily Time on Site6:165.13-20%
Daily Pageviews per Visitor6.005.60-7%
Bounce Rate19.10%41.78%+54%
Search Traffic44.70%75.88%+41%

Nga tabela e mësipërme mund të shohim se në të dhënat e përzgjedhura, pasaktësia është mesatarisht 30%. 30% pasaktësi më shumë ose më pak e një të dhënë të prezantuar nga Alexa nuk është një gjë e padiskutueshme.

Konkluzioni

Në fund të fundit edhe pse me të metat e saj, Alexa dhe të dhënat që ofrojnë nuk janë për tu sharë. Sa më shumë të dhëna aq më mirë, përderisa i trajtojmë ashtu siq janë, të dhëna nga një shërbim third-party që nuk ka akses direkt në të dhënat që prezanton por që përmes disa zgjedhjeve ‘interesante’ ka arritur ti mbledh ato të dhëna dhe ti ofroj për përdoruesit e vet.

Është mirë që të gjithë të vetdijësohemi për saktesinë e të dhënave që Alexa ofron. Të mos i marrim si 100% të sakta vetëm se Alexa thotë ashtu. Nëse do të konsideroheshin si të përafërta apo nëse do të thuhej ‘sipas të dhënave që ofron Alexa …’ atëherë do të ishte OK, dhe jo me mendësinë se Alexa po thotë kështu, dhe kështu është e nuk e luan topi.

 

Granit Doshlaku
Simplifying complexity. Co-Founder and SEO Director at @Manaferra. Read more about me.
You may also like
Sa kushton nje uebfaqe? [Sondazh]
Evolucioni i SEO-s