Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send
Startup Tips & Hacks Tools

5 aplikacione për të rritur produktivitetin

Rritja e produktivitetit është diçka që të gjithë e synojmë.

Shpesh’her të jesh produktiv është mjaft sfiduese për shumë arsye (facebook? buzzfeed? youtube?).

Për të tejkaluar ato momentet kur nuk jemi në qjef për të punuar (dhe për të rritur produktivitetin), unë kam përgaditur një listë me 5 aplikacione të cilat i përdor çdo ditë dhe të cilët më ndihmojnë jashtëzakonisht shumë.

Lexo artikullin
Startup

Qysh funksionon Google?

Një prezantim shumë i mirë që tregon se si duhet të funksionoj një biznes në shekullin 21. Shumë gjëra kanë ndryshuar në 3 dekadat e fundit dhe shumë biznese po ballafaqohen me probleme ekzistenciale. Në ditët e sotme ato biznese që nuk u adoptohen ndryshimeve dhe i injorojnë, rrezikojnë të zhduken. Pos prezantimit, ju mund të porosisni edhe librin i cili flet më shumë mbi Google dhe zhvillimin e saj në gjigantin që sot e njohim.

Enjoy.

Lexo artikullin
Infografika Marketing

Evolucioni i SEO-s

Një nga gjërat që më pëlqen më së shumti tek SEO është pikërisht shpejtësia me të cilën ky proces ndryshon. Edhe pse kjo e bën punën më sfiduese dhe ne si marketer na detyron që të jemi më largpamës, në të njëjtën kohë largon nga SEO një numër të madh personash të cilët deri tani i kanë nxjerr një nam të keq kësaj industrie (spam? blackhat?).

Kur pata filluar të merrem me SEO për herë të parë verën e 2009, SEO mund të bëje duke krijuar disa backlinqe në faqe profilesh apo duke komentuar nëpër blogje. Kuptohet kishte edhe strategji tjera mirpo këto duke qenë më të shpejta dhe shumë efektive kishin përparësi. Sot vetëm mendimi për to të tmerron ndërsa zbatimi as që vie në konsiderim. Në 2009 askush nuk interesohej për pjesën teknike të optimizimit të faqeve ndërsa sot është pjesë thelbësore e çdo strategjie për optimizimin e faqeve për makina të kërkimit.

Lexo artikullin
Tools

Tmana Scraper

I inspiruar nga ky artikull ‘How to get your Twitter followers in Excel for free (without using Twitter API)‘ vendosa që të provoj të krijoj dhe unë diçka të ngjashëm vetëm se më të kompletuar. Ideja ishte që të krijohej një tool/mjet që do të na mundësonte të shkarkonim listën e ndjekësve të çdo useri në Twitter në mënyrë automatike.

Një gjë e tillë nuk mund të bëhet duke përdorur Twitter API kështuqë u detyruam të shikonim për ndonjë zgjidhje tjetër se ku të merrnim të dhënat. Ashtu si në artikullin e mësipërm, zgjidhja ishte Followerwonk. Edhe pse në rastin tonë ne do të përdorim të dhënat e tyre pa pagesë (që nuk është aq në rregull, e kuptoj!), prapëseprapë ky shërbim mbetet ndër të parapëlqyerit e mi për të dhënat dhe veçoritë që ofron dhe për çdo kënd që merret aktivisht me Twitter, u sygjeroj planin me pagesë që ata ofrojnë.

Lexo artikullin
1 2 3 4 10