Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send
Marketing

MediaVenus një alternativë e re për monetizimin e portaleve

0

Nëse ka një problem që mediat online nuk kanë arritur akoma ta zgjedhin si duhet është monetizimi i trafikut. Meqë sot pothuajse askush nuk paguan për të lexuar lajme, mënyra e vetme për monetizim është përmes reklamave.

Sot do të flasim rreth MediaVenus, një platformë e re dhe premtuese për monetizimin e trafikut për mediat online.

Themeluar në vitin 2014, MediaVenus sot është një nga platformat për rekomandimin e përmbajtjes së sponzorizuar me rritjen më të shpejtë në treg. Themeluesit e saj janë eksperte në affiliate dhe digital marketing. Zyret e tyre sot janë të shpërndara në disa shtete të botës ndërsa shumica e uebsajteve që përdorin MediaVenus janë nga Rusia, Romania, Bullgaria dhe Vietnami.

Cilat janë veçoritë dalluese në MediaVenus?

Çka e bënë MediaVenus të veçantë nga konkurrenca është thjeshtësia në përdorimin e saj, CPC më e lartë sesa ajo në treg, formate të shumta të reklamave sikurse Banner Ads, Native Ads dhe In App Ads etj.

Diçka tjetër që vlen të thekësohet kur flasim për MediaVenus është klasifikimi i reklamave që do të shfaqen në sajtin tuaj. Gjatë krijimit të reklamës ju zgjedhni kategoritë e reklamave që dëshironi të shfaqen në uebsajtin tuaj dhe në këtë mënyrë siguroheni që reklama relevante me temën që trajtoni po shfaqen në uebsajtin tuaj.

Një nga mangësitë e platformave tjera është se jo rrallë-herë ndodh që persona apo kompani të caktuara të keqperdorin platformën duke vendosur reklama dashakeqe që ridrejtojnë vizitorët nga sajti i juaj në një faqe tjetër. Në MediaVenus siguria vjen para gjitha të tjerave dhe deri sot asnjë rast i tillë nuk është evidentuar.

Supporti nga MediaVenus është 24/7 në mbi 20+ gjuhë. Çdo llogari ka menaxherin e vet personal me të cilin mund të konsultohet për implementimin dhe optimizimin sa më të mirë të reklamave në mënyrë që të ardhurat të jenë sa më të larta.

Pagesat bëhen çdo javë dhe ju mund të zgjedhni PayPal, Webmoney, Wire Transfer etj për të tërhequr paratë nga llogaria juaj. Minimumi i pagesës për PayPal dhe Webmoney është 15$ ndërsa për Wire Transfer është 500$.

Pse MediaVenus dhe jo alternativat tjera?

Edhe pse shumica e kompanive që përdorin MediaVenus janë media online, një përdorim të konsiderueshëm kjo platformë gjen edhe tek bloggers që dëshirojnë të monetizojnë trafikun e tyre.

Disa prej arsyeve kryesore pse shumë kompani dhe bloggers zgjedhin MediaVenus dhe jo alternativat tjera përfshijnë:

  • Aprovimi është jashtëzakonisht i shpejtë, brenda pak kohe ju mund të vendosni kodin dhe të shihni reklamat në uebsajtin tuaj
  • Përderisa platformat tjera kërkojnë të paktën 50,000 deri 80,000 vizitorë mujor, MediaVenus kërkon nga ju vetëm 500 vizita ditore dhe një host solid.
  • Ju mund ta përdorni MediaVenus në çfardo gjuhe
  • Ju mund të gjeneroni një link dhe nëse dikush tjetër regjistrohet përmes atij linku ju fitoni 5% të të ardhurave që ai person gjeneron përmes MediaVenus.

Disa arsye teknike pse MediaVenus është platforma e duhur për ju përfshijnë:

  • CSS dhe JS janë minified (që dmth se ato do të hapen shumë shpejt në sajtin tuaj!)
  • Janë responsive për të gjitha pajisjet
  • Formate të ndryshme të reklamave që i bëjnë konkurrencë edhe Google AdSense
  • Ju mund të modifikoni reklamat jashtëzakonisht lehtë në mënyrë që të përshtaten me dizajnin e uebsajtit tuaj.

Konkluzioni

Përdorimi i platformave për rekomandim të përmbajtjes është bërë metodë shumë efikase për të monetizuar trafikun. MediaVenus është një nga platformat lidere në treg. Une veqse jam duke e testuar në disa uebsajte dhe deri tani jam ndarë shumë i kënaqur me rezultatet.

Për tu regjistruar klikoni këtu. Nëse keni ndonjë pyetje apo diçka të pakjartë, më shënoni përmes komenteve dhe do të mundohem që të ju ndihmoj me aq sa mundem dhe di 🙂

Granit Doshlaku
Simplifying complexity. Co-Founder and SEO Director at @Manaferra. Read more about me.
You may also like
DMOZ largon nga direktoria 1 milion uebfaqe
Google+ ndryshon dizajnin e faqes