Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send
Marketing News

Algoritmi i ri i Google, Hummingbird

0

Me rastin e 15 vjetorit të themelimit të kompanisë, në garazhdën ku filloi gjithçka Google prezantoi përditësimin e fundit që i kanë bërë makinës së kërkimit. Algoritmi i ri quhet Hummingbird dhe thuhet se ka ndikuar në 90% të rezultateve. Është përditësimi më i madh që i është bërë algoritmit që nga Caffeine (2010) megjithatë nga Google deklarohen se një përditësim të tillë kaq shumë i rishkruar s’është bërë që nga viti 2001.

Për ata që nuk kanë njohuri, algoritmi i makinës së kërkimit të Google shërben për të klasifikuar miliarda rezultate që gjenden në Google dhe për ti prezantuar përdoruesve përgjigjet që kërkohen.

Çka dihet deri më tani rreth këtij përditësimi?

Nëse nuk keni vërejtur ndonjë ndryshim të madh gjatë këtij muaji në faqet e tuaja në rezultatet e kërkimit atëherë jeni në rregull. Kjo sepse algoritmi ka 1 muaj që është lansuar pa bërë shumë zhurmë. Ndërsa nëse keni humbur në trafik atëherë mund të jetë shkaku i Hummingbird (ose shkak i disa pjesëve të algoritmit që po përmirësohen akoma).

Ky algoritëm zëvendëson tërësisht algoritmin e vjetër që është përdorur deri më tani. Kuptohet pjesë të cilat janë cilësuara si të vlefshme qëndrojnë akoma në algoritem por në përgjithësi ky algoritëm është i shkruar tërësisht nga fillimi.

Faktorët që ndikojnë në rezultatet e kërkimit mbesin po ata (mbi 200 të tillë). PageRank akoma ekziston si faktor në renditjen e faqeve.

Hummingbird parashikohet të jetë më i shpejtë dhe i saktë. Gjithashtu është punuar shumë që të kuptohet edhe konteksti pas pyetjeve që bëhen nga përdoruesit. Me Hummingbird tash Google nuk konsideron vetëm fjalët kyqe në fjali, por e lexon dhe tenton ta kuptoj tërë fjalinë që është kërkuar dhe sjell rezultatet më të përafërta me atë që po kërkoni.

Pak a shumë këto ishin gjërat kryesore që deri tani dihen rreth këtij përditësimi. Me kalimin e kohës do të shihet nëse ky algoritëm është më i mirë sesa ai i kaluari në sjelljen e rezultateve cilësore (apo më i keq). Sa i përket atyre që merren me SEO s’ka asgjë për tu brengosur, rregullat e lojës kanë mbetur të njëjtat. Të njejtat këshilla që kanë qenë më herët vlejnë akoma.

Granit Doshlaku
Simplifying complexity. Co-Founder and SEO Director at @Manaferra. Read more about me.
You may also like
DMOZ largon nga direktoria 1 milion uebfaqe
Ridrejtoni 301 faqet në masë