Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send

Artikujt e fundit në Data

Data Marketing Tips & Hacks

Qysh me ndal spam-in në Google Analytics

Kohët e fundit, në disa sajte të klientëve dhe në projekte personale, gjatë analizimit të burimit të vizitave në Google Analytics, një grup i faqeve që nuk kishin asnje lidhje me sajtet përkatëse po listoheshin vazhdimisht si burim i vizitave.

Pas një hulumtimi të shkurtër, kuptuam se këto nuk ishin asgjë tjetër pos faqe që po ‘spam-onin’ sajtet duke u shfaqur si burim i vizitave me qëllimin e vetëm që ti tërheqnin vëmendjen personit që po i analizonte ato të dhëna, duke shpresuar se pasi ti vizitonte ato faqe, ai do të konvertohej në përdorues të atyre faqeve.

Lexo artikullin
Data Marketing Tools

Pse të dhënat e Alexa-s nuk janë të sakta?

Alexa është një kompani që ofron të dhëna të ndryshme rreth uebfaqeve dhe popullaritetit të tyre në internet. Shumë persona i konsiderojnë këto të dhëna si të diskutueshme mirpo ekziston dhe një numër i konsiderueshëm i përdoruesve që besojnë verbërisht në saktësinë e tyre.

Lexo artikullin
Data Infografika

Telegrafi, GazetaExpress dhe Koha faqet më të ciceruara në Twitter

Ky është artikulli i dytë në të cilin analizojmë top faqet shqiptare dhe popullaritetin e tyre në Twitter. Sikurse muajin e kaluar edhe këtë muaj Telegrafi (+16%) vazhdon të jetë faqja më e cicëruar në Twitter duke u ndjekur nga GazetaExpress (+51%) dhe Koha.net (+18%).

GazetaExpress duket padyshim fituesi i muajit që shkoi duke shënuar rritjen më të madhe ndërsa Koha.net edhe pse ka shënuar rritje, këtë muaj renditet e treta pas Telegrafi-t dhe GazetaExpress.

Koha.net shënon një rënie drastike të cicërimave me daten 16.02.2014 që nëse nuk gaboj përkon me datën kur ata ridizajnuan faqen e tyre. Gjatë muajit që shkoi edhe GazetaExpress.com ka bërë një ridizajnim të faqes (i cili u mundësua me bashkpunimin e Manaferra-zhvillim dhe SAP & Trembelat-dizajnim) mirpo nuk vërejmë ndonjë ndryshim negativ në ritmin e aktivitetit ditor.

Lexo artikullin
Data Infografika

‘Telegrafi’ ishte faqja shqiptare me më së shumti tweets muajin e kaluar

I inspiruar nga ky artikull në Mashable ku tregonte se për vitin 2013, ‘The Washington Post’ ishte gazeta më e ‘cicëruar’ në Twitter vendosa të shikoj se si ishte gjendja në vendin tonë.

Nuk u befasova.

Telegrafi.com vazhdon të mbetet faqja shqiptare më e popullarizuar në internet, tashmë jo vetëm me vizita por edhe me aktivitet në *rrjetet shoqerore. Koha.net dhe GazetaExpress.com janë dy faqet shqiptare që renditen pas Telegrafit.

Klikoni mbi fotografi për madhësinë e plotë

Në listen e top 10 faqeve më të cicëruara shqiptare përfshihen edhe:

Është interesant fakti se si disa faqe të popullarizuara sikurse Top-Channel.tv nuk futen fare as në TOP 10 të faqeve më të ‘cicëruara’ në Twitter.

Në pamundësi të gjetjes së të dhënave për vitin e plotë, u mjaftuam vetëm me të dhënat e 30 diteve të fundit në Twitter. Megjithatë dyshoj se do të ndryshonte shumë grafiku i paraqitur më lartë. Pak a shumë edhe nga eksperienca personale si përdorues të Twitter-it e dijmë se këto faqe janë ato të cilat i hasim më shpesh në timeline-in tonë.

Gjithashtu fakti se këto faqe po ecin mirë në Twitter nuk do të thotë se e njëjta gjë po ndodh edhe në rrjetet tjera sociale sikurse Facebook (në ditet në vazhdim do të analizojmë edhe gjendjen e top-faqeve shqiptare në këtë rrjet social) i cili vazhdon të mbetet rrjeti social më i përdorur tek ne. Megjithatë është shenjë e mirë. Twitter ka filluar të bëhet goxha popullor kohëve të fundit dhe është vitale ti kushtohet rëndësia e merituar këtij rrjeti të veçantë social përshkak se ka vlerë të madhe aty.

Listën e faqeve që analizova për këtë artikull e gjeta tek Fjalaime.ch (artikulli i parë në Google për ‘top faqet shqiptare’). Mund të ndodh që edhe kam harruar ta kontrolloj ndonjë faqe apo ajo nuk ka qenë e listuar fare në këtë listë. Nësë është kështu, mundeni lirisht përmes komenteve të më sygjeroni faqe të cilat mendoni se janë aktive në Twitter mirpo nuk listohen në këtë artikull. Unë do t’i shikoj dhe nëse keni të drejte do ti listoj në artikull.

Lexo artikullin
1 2