Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send
Marketing

Çka është SEO?

2

SEO qëndron për fjalët Search Engine Optimization që në gjuhën shqipe do të thotë Optimizim për Makinat e Kërkimit. Makinat e kërkimit janë Google, Bing, Yahoo etj. Këto makina i përdorim në jetën e përditshme për të gjetur informacionin e nevojshëm në internet. Shumica nga ne si faqe fillestare (homepage) të tyre kanë Google, ndërsa 99.9% nga ne e përdorim rregullisht atë. Por a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se si funksionon Google, si i gjen ato uebfaqe dhe na ndihmon neve të gjejmë përgjigjen që po kërkojmë?

Makinat e kërkimit funksionojnë në këtë mënyrë: ato kane spider-s që lëshojnë dhe crawl-ojn gjithë përmbajtjen në web duke e indeksuar. Pastaj ato përdorin algoritma për të vendosur se cilat uebfaqe kanë përmbajtje cilësore dhe me vlerë për përdoruesit dhe cilat jo. Të gjitha makinat e kërkimit kanë një algoritëm sekret, që përbëhet nga shumë faktor (ai i Google 200+) që merren parasysh para se të renditë uebfaqet për termin që po kërkoni. Ai algoritëm është i menduar në atë mënyrë që tek përdoruesi që po kërkon diqka të sjell një rezultat sa më relevant. Këta algoritma ndryshohen vazhdimisht duke synuar përfeksionimin.

Por çfarë hynë SEO në këtë mes?

Siq thash edhe me herët SEO qëndron për Search Engine Optimization që dmth një SEO-er ka për detyrë që ta optimizoj një faqe të caktuar që ajo të renditet sa më lartë në rezultatet e kërkimit. Një SEO-er ka kohë që merret dhe studion algoritmin e Google (spo themi më makinave të kërkimit, sepse Google është dominant absolut në këtë fushë dhe me makinë të kërkimit gjithmonë nënkuptojmë Google) dhe ka arritur të kuptoj se cilët janë faktorët që ndikojnë një faqe të rënditet më lartë, sepse gjithmonë synimi i të gjithëve është vendi i parë për termat relevantë me faqen tuaj.

Të themi kështu: algoritmin e Google po e marrim si një recetë ndërsa faktorët që merren parasysh gjatë rankimit të një faqeje po i marrim si përbërësit e asaj recete. Kjo recetë sjell suksesin që në rastin tonë është rankimi në vendin e parë për termat relevant të faqes sonë.

Tashti një SEO-er ka për detyrë që të njoh sa më shumë përbërës të asaj recete, dhe ti përziej në formën e duhur që të arrij suksesin. Në rast se përbërësit janë të duhurit, Google do ta shpërblej faqen duke e renditur në vendin e parë.

Çfarë mund të bëj SEO për faqen time?

SEO është një formë e marketingun online që sjell vizitor falas (pa shpenzime) tek faqja e juaj. Shumica e bizneseve sot kanë uebfaqe. Por çfarë nevojitet një uebfaqe nëse nuk po e viziton askush. Normal pos SEO-s ju keni edhe metoda tjera për ta bërë faqen tuaj të vizituar si p.sh reklamimi në faqe tjera etj., por problemi është se shumica prej tyre janë me pagesë dhe janë strategji afatshkurtra, sepse ju duhet të qëndroni gjithmonë duke paguar reklama për faqen tuaj përndryshe në castin që ndaloni do të ndalojnë dhe vizitat (ose të paktën të zvogëlohen në mënyrë drastike).

Ideja e makinave të kërkimit është që të sjellin faqe relevante që i ndihmojnë përdoruesit të gjej atë që po kërkon. SEO ndihmon që faqja e juaj, të jetë ajo faqja relevante që Google do ta shfaqë në vendin e parë kur dikush është duke kërkuar për terma relevant me faqen tuaj. Një SEO-er e optimizon faqen tuaj, që në të ardhmen kur dikush të kërkoj për termat e juaj, faqja e juaj do të dal e para në rezultatet e kërkimit.

Të themi se ju jeni një pronar i një autosalloni në Prishtinë dhe keni një uebfaqe. Kur dikush të kërkoj për vetura në prishtinëvetura në shitje në prishtinëvetura në shitje në kosove ju do të dëshironit që faqja e parë në Google të ishte ajo e juaja. Pse? Sepse ju ofroni vetura për të shitur në Prishtinë, Kosovë. Dhe ju e dini se nëse ai vizitor sheh faqen tuaj, e viziton atë ka shumë gjasa që të vij tek lokali i juaj dhe ta blej atë veturë.

Si mund ti bëj SEO faqes sime?

Ekzistojnë shumë faktor (mbi 200 faktor në Google merren parasysh) që ndikojnë në renditjen e një faqeje në rezultatet e kërkimit për termin e caktuar. Por qëllimi final është ky: Google synon që kur një vizitor të pyes diqka, ajo ti jep përgjigjen e saktë. Dhe për ta bërë këtë ajo merr parasysh shumë gjëra, kur analizon faqet që ofrojnë përmbajtje të ngjashme me atë që ka kërkuar përdoruesi, dhe zgjedh ato që plotesojne më së shumti kriteret.

Regjistrohu dhe fillo trajnimin ne Search Marketing tani!

 

Më herët e quajtëm algoritmin e Google si një recetë me shumë përbërës sekret që sjell suksesin. Me kalimin e kohës dhe pas shumë testimeve, eksperimenteve disa nga përbërsit kryesor që sjellin suksesin janë zbuluar. Ata janë:

Përmbajtja – Google i jep shumë rëndësi përmbajtjes në një faqe. Në varësi të përmbajtjes që faqja e juaj ofron ajo vendos nëse e meriton apo jo rankimin në rezultatet e kërkimit. Google ka përfeksionuar sistemet e saj, sa është në gjendje ta dij se sa relevant është ajo përmbajtje me termin që po kërkohet. Prandaj nëse synoni që të rankoheni lartë në Google atëher duhet të dini se një nga faktoret kyq është përmbajtja cilësore/unike në faqen tuaj.

Linqet – Pa mëdyshje mund të them se për momentin, dhe që nga ekzistimi i makinave të kerkimit linqet kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë faktori kyq që ndikojnë në renditjen e faqeve në rezultate. Algoritmi fillestar i Google ka qenë i ndërtuar në këtë mënyrë: ai linqet (backlinks) i shihte si vota. P.sh ti ke një faqe ku shet libra. Një person ka shkruar një artikull rreth librave apo diqka ngjashëm dhe tek fjala liber ka vendosur linkun e faqes suaj. Kështu kanë vepruar edhe shumë persona të tjerë.

Këto linqe i ndihmojnë Google-s të kuptoj se faqja e juaj shet libra, dhe se ju jeni duke bërë një punë shumë të mirë me atë faqe sepse shumë persona po linkojnë tek ju prandaj ju shpërblen duke ju renditur lartë. D.m.th linqet janë vota, dhe sa më shumë vota aq më autoritative konsiderohet faqja dhe renditet më lartë. Pak a shumë kjo është esenca, kuptohet është një temë shumë e gjerë, jo të gjitha linqet vlerësohen njëjtë, pastaj bie fjala tek relevanca, autoriteti, mosha, forma e linqeve etj etj po për këto do të shkruajmë një artikull tjeter në ditët në vazhdim.

Eksperienca – Eksperienca e përdoruesit në faqe është një faktor tjetër shumë i rëndësis’shëm që merret parasysh nga Google. Tek eksperienca futen faktorët si dizajni i faqes, struktura e faqes, shpejtësia e faqes etj. Google preferon dizajne intuitive, që sjellin në pah përmbajtjen që po kërkon përdoruesi. Në rast se faqja e juaj është e mbushur me reklama, dhe gjëra të panevojshme, ndërsa përmbajtja që po kërkohet gjendet në ndonje cep të faqes, atëher jeni duke vepruar gabim … Google i sheh këto gjëra, dhe në këtë menyrë nuk e renditë faqen tuaj lartë në rezultate të kërkimit.

Prandaj ju duhet të krijoni një faqe në të cilën kur vizitori futet merr përshtypje të mirë, gjen atë që kërkon dhe largohet i lumtur. Eksperienca pos që është faktor në Google gjithashtu shërben që imazhi i brendit tuaj të marr nota pozitive.

Autoriteti – Google ka mekanizma që marrin parasysh faktorë të caktuar dhe vlerësojnë se sa është një faqe autoritative. Të qenurit faqe me autoritet është një plus i madh në Google sepse kjo tregon se Google ka fituar besimin tek ti si një faqe që gjithmonë sjell përmbajtje cilësore, dhe vizitorët janë të ndarë të kënaqur me ty. Kur keni autoritet, Google gjithmonë ju shpërblen duke ju renditur më larte për cdo term relevant që ju synoni. Për tu bërë faqe me autoritet ju duhet të publikoni në vazhdimësi përmbajtje cilësore, që pëlqehet nga vizitorët (likes, shares, tweets, pluses) dhe linkohet nga uebmasterët.

Këta ishin disa nga faktorët që janë më esencial, por ka edhe shumë shumë të tjerë që merren parasysh dhe për të cilat duhet të punohet. Në ditët në vazhdim do të shkruaj një artikull rreth faktorëve që ndikojnë në renditjen e faqes në Google.

SEO tingëllon si manipulim, a është kjo e vërtetë?

Duke u nisur nga vet titulli, SEO – Search Engine Optimization lind dyshimi se mos SEO është manipulim me makinat e kërkimit dhe në këtë mënyrë është ilegal. Pse duhet optimizuar një faqe, kur Google ka algoritmet e veta dhe do ti gjej faqet që janë meritore për vendin e pare.

Në një botë ideale, të gjithë personat do të shkruanin përmbajtje cilësore/unike, uebmasterët do të vlerësonin përmbajtjet duke i linkuar, faqet do të kishin të rregulluara gjithçka duke filluar nga dizajni, struktura, shpejtësia etj.

Personat filluan të krijon qindra uebfaqe, duke vendosur linka të faqes së tyre kryesore. Ata po shkruanin plot përmbajtje, pa asnjë pikë vlere ku në një rresht të vetëm fjala kyqe (keyword) përmendej mbi 3 herë. Eksperienca e përdoruesit nuk shikohej fare. Me pak fjalë personat filluan ta manipulonin algoritmin e Google duke e shfrytezuar atë për qëllime personale ndërsa nuk po mendonin aspak për përdoruesit.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse SEO ka marr një nam të keq, sepse në fillim ishte përdorur për qëllime jo të mira që është e kundërta e SEO-s në të vërtetë. Një SEO-er nuk synon ta manipuloj algoritmin e Google-s me faqen e vet sepse e di që një gjë e tillë është shumë e rrezikshme (penalizm?) por ai synon që faqen që po e optimizon ta përshtati sa më shumë me kërkesat e Google.

Një SEO-er nuk shkon dhe krijon qindra uebfaqe dhe linkon vetveten, por krijon një përmbajtje të tillë që vetë uebmasterat e tjerë do ta linkojnë. Një SEO-er e di se eksperienca e një përdoruesi në faqe është shumë e rëndësis’shme si për SEO ashtu edhe për brendin e faqes prandaj ai krijon një faqe të bukur, të shpejte  dhe efikase. me pak fjale një SEO-er synon që një faqe ta bëj sa me më vlerë për përdoruesin duke ndihmuar që personat që kanë nevojë për diqka ta gjejnë atë, në këtë mënyrë duke e shndërruar internetin në një vend më të mirë.

Konkluzioni

Rreth SEO-s ka edhe SHUME për tu shkruar. SEO është një degë relativisht e re e marketingut online (rreth ~15 vjet). Mirpo SEO gjatë këtyre 15 viteve ka evoluar në masë të madhe dhe po vazhdon me një tempo edhe më të shtuar. SEO është këtu për të qëndruar dhe nuk do të zhduket. Sa të ekzistojnë njerzit që do të kenë nevojë për të kërkuar do të ekzistojnë gjithmonë makinat e kërkimit, sa të ekzistojnë makinat e kërkimit do të ekzistojnë gjithmonë faktorët që do të gjejnë dhe rendisin ato rezultate … dhe gjithmonë do të ekzistojnë personat që do të punojnë në optimizimin e faqeve për tu renditur në ato rezultate.

Për dallim nga ato shtete, Kosova dhe Shqipëria pavarësisht se kanë një numër të madh përdoruesish të internetit, interneti në përgjithësi është akoma i papjekur. Mungon përmbajtja, sepse mungon monetizimi i saj. Mungojnë faqet ku mund të blesh diqka online, sepse mungojnë kartat e kreditit që përdoren shumë pak nga shqiptarët sepse nuk janë të edukuar dhe iu frikësohen mashtrimeve. Megjithatë një gjendje e tillë nuk do të vazhdoj gjithmonë, dhe është detyrë e të gjithë ne të bëjmë atë që mundemi në këtë drejtim.

Sa i përket SEO-s është një investim afatgjatë, merr kohë derisa të renditesh lart, të fitosh autoritet, por kur ta bësh një gjë të tillë atëherë gjërat do të lehtësohen për ty. Gjithashtu është një proces që vazhdon gjithmonë, sepse nëse mendoni se të dilni në vendin e parë është fundi i procesit, atëherë po mendoni gabim, sepse do të jetë gjithmone një dikush tjeter që do të luftoj për të njejtin vend, dhe në rast se ju ndaloni dhe ai vazhdon punën, nesër ai mund të zë vendin tuaj.

Të renditesh në SEO në vendet e para për terma relevante me atë që ju ofroni në internetin shqiptarë sot do të thotë më shumë vizita, njohje e brendit, ndoshta edhe ndonje shitje aty-këtu por jo shumë për arsye që folëm më herët. Por interneti shqiptar po pjeket, andaj është koha ju të mendoni nëse ia vlen të investoni në SEO që nesër kur dikush të dëshiroj të porosis një liber shqip në internet, dhe ju keni një faqe që shitni libra, ta blej nga ju dhe jo nga dikush tjeter që ka bërë një zgjedhje të duhur në kohen e duhur. Dhe koha e duhur, miku im, është tani!

Granit Doshlaku
Simplifying complexity. Co-Founder and SEO Director at @Manaferra. Read more about me.
You may also like
Twitter, kah je nisë?
Disa mite te paverteta rreth SEO-s dhe Google