Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send
Startup Tips & Hacks Tools

5 aplikacione për të rritur produktivitetin

0

Rritja e produktivitetit është diçka që të gjithë e synojmë.

Shpesh’her të jesh produktiv është mjaft sfiduese për shumë arsye (facebook? buzzfeed? youtube?).

Për të tejkaluar ato momentet kur nuk jemi në qjef për të punuar (dhe për të rritur produktivitetin), unë kam përgaditur një listë me 5 aplikacione të cilat i përdor çdo ditë dhe të cilët më ndihmojnë jashtëzakonisht shumë.

Wunderlist

To-do lists? Seriously?

Disa i pëlqejnë, disa jo. Unë për vetë jam përdorues i madh i aplikacioneve to-do lists.

Ndër vite kam provuar shumë apps (Any.do, Google Keep etj) derisa e instalova Wunderlist. Për mendimin tim ky është aplikacioni më i mirë për të krijuar to-do lists. Një nga veqoritë që më pëlqen më së shumti tek ky aplikacion janë widgets që mund ti vendosësh në home screen (Android FTW!). Është falas dhe ka një dizajn të bukur.

Buffer

Ideja me social media është që për të rritur (& angazhuar) audiencën duhet të jesh shumë aktiv dhe të kesh vijueshmëri. Për shumë nga ne që nuk kemi kohë, kjo është pothuajse e pamundur.

Këtu na ndihmon Buffer.

Veqoria që më pëlqen më së shumti tek ky produkt është seksioni për artikuj të sygjeruar rreth temave të ndryshme. Artikujt janë të përzgjedhur nga stafi redaktorial i Buffer ndërsa kualiteti i tyre është i padiskutueshëm.

Duke e automatizuar procesin e postimit të tweets (mund të postoni edhe në rrjetet tjera sociale) kam arritur të shtoj 50-70 ndjekës çdo muaj.

Tip: Buffer përveç produktit të tyre kryesor njihen edhe për blogun e mahnitshëm në social media por edhe seksionin për transparencë në të cilin ata tregojnë se si funksionon kompania e tyre. (n’Bloggerito e përdor dizajnin e Buffer të cilin e ofrojnë falas në GitHub)

Google Analytics

In God we trust; all others must bring data.

Duke qenë se një pjesë e madhe e punës në marketingun digjital lidhet me matjen dhe analizimin e të dhënave, Google Analytics-in e kom bajagi nifar dosti.

Edhe pse shumicën e kohës kur vjen puna tek Analytics e kaloj në platformen e web-it, shpesh ndodh që jam udhës dhe me duhet një e dhënë e caktuar të cilën ma ofron aplikacioni tyre për Android (ekziston edhe iOS). Ky aplikacion më ndihmon me analizu se si po përformojnë kampanjat aktive të marketingut digjital për klientët tanë apo projekte personale.

Quora

Nëse veq ke vendos me “humb” kohë, n’Quora kjo “humbje” e kohës t’justifikohet.

Në komunitetin për pyetje-përgjigje unë jam shumë pak aktiv mirpo kur vjen puna tek ‘Quora Digests‘ jam lexues i rregullt. Nëse veq ki kurreshtje me pa ‘fiksimin’ tim me Quora Digests:

Nga 173 emails tek ‘Social’, 170 janë vetëm nga Quora Digests.

Kryesisht i lexoj në mbrëmje në tablet ose telefon (kryesisht përmes tabletit sepse në telefon sytë më lodhen shpejt).

MailChimp

E-mail marketing është një prej teknikave më efektive të marketingut digjital.

MailChimp më ndihmon që gjatë gjithë kohes të shoh se si po përformojnë kampanjat e ndryshme të dërguara tek abonuesit. Brenda pak sekondash mund të shoh se sa persona e kanë hapur e-mailin, kanë klikuar në linqe, vendndodhjen e tyre etj.

Këto janë top 5 aplikacionet më të përdorura nga unë për të rritur produktivitetin. Kjo listë mund të ndryshoj në të ardhmen.

Cilët aplikacione përdor ti për të rritur produktivitetin në punë? Cilat veçori të atyre aplikacioneve të pëlqejnë më shumë? Ndaje me në përmes komenteve më poshtë.

Granit Doshlaku
Simplifying complexity. Co-Founder and SEO Director at @Manaferra. Read more about me.
You may also like
Pse të dhënat e Alexa-s nuk janë të sakta?
7 vegla të reja & përmirësuara nga Facebook për mediat online