Granit Doshlaku Manaferra Digital Director
Remember, short & sweet please.
Send
Blogging Marketing

Rrisni aktivitetin e blogut tuaj në Social Media me këta 3 plugins

0

Gjatë ndërtimit të një blogu një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të kemi parasysh është e pajisja e blogut me mjetet e duhur për të pasur sukses në social media. Në WordPress për ta arritur një gjë të tille kemi shumë mundësi zgjedhje. Në këtë artikull me ju do të ndaj 3 plugins që i preferoj shumë gjatë punës me WordPress.

Digg Digg

Digg Digg është padyshim plugini më i popullarizuar në WordPress në sferen e social media. Është i thjeshtë, ofron mundësi të shumta modifikimi sipas nevojave/dëshirave dhe mbi të gjitha është falas.

Digg Digg është produkt i kompanisë Buffer, një kompani shumë e njohur në menaxhimin e rrjeteve sociale. Top veçoritë e këtij plugin-i janë:

  • Floating display – anash postimeve tuaja krijon një ‘bar’ që do ti përcjell vizitorët tërë kohën gjatë leximit të artikullit.
  • Normal display – shfaq butonat e rrjeteve sociale brenda artikullit.
  • Manual placement – nëse nuk jeni të kënaqur se ku i shfaq automatikisht butonat dhe dëshironi ti vendosni në një vend të veçantë atëherë ju jep mundësinë që përmes kodit të gatshëm ta editoni theme-n dhe ti shfaqni aty.

Flare

Për mendimin tim Flare është plugini më ‘cool’ në WordPress sa i përket shfaqjes së butonave të rrjeteve sociale. Sikurse Digg Digg edhe ky ju ofron një floating bar që do të përcjell vizitorin gjatë leximit të artikullit si dhe vendosjen e butonave brenda artikullit.

Ka disa mundësi modifikimi të vogla dhe ju mundëson të zgjedhni llojin e dizajnit të butonave (flat, normal etj). Për dallim nga Digg Digg ky plugin ju ofron një numër më të vogël të rrjeteve sociale që i përkrah (Facebook, Twitter, Stumble Upon, Reddit, Google+ dhe Pinterest). Një e metë tjetër e plugin-it nga përvoja personale është se nuk përshtatet me të gjitha theme-t, me disa nuk punon si duhet :(.

Floating Social Bar

Ky është plugini që po e përdor këtu në Bloggerito, më pëlqen se është i thjeshtë dhe pakëz më ndryshe nga plugins mësipër. Për blogje personale është perfekt. Edhe ky sikurse Flare ofron një numër të kufizuar të rrjeteve sociale që i përkrah (Facebook, Twitter, Google+, LinkedIn dhe Pinterest).

Bonus: AddThis

Një tjetër WP plugin, ndoshta më i avancuari nga të gjithë të postuarit këtu po që për shijet e mia nuk është se më pëlqen aq shumë. Por kjo nuk do të thotë se ky plugin nuk ia vlen të merret parasysh, përkundrazi një numër i madh i faqeve autoritative e përdorin si plugin bazë për shpërndarjen e artikujve të tyre në rrjetet shoqërore.

AddThis ka një numër të madh të produkteve në sferen sociale, një ndër të cilët edhe unë e përdor këtu (AddThis Smart Layers) për shfaqjen e rekomandimeve poshtë në anën e djathtë ‘What’s next’.

Shpresoj se kjo listë ju ka ndihmuar sadopak që të gjeni plugin-in e duhur për faqen tuaj. Nëse keni ndonjë plugin tjetër që e përdorni dhe jeni të kënaqur me të, ju ftoj ta ndani me ne përmes komenteve dhe ne do ta përfshijmë në artikull.

Granit Doshlaku
Simplifying complexity. Co-Founder and SEO Director at @Manaferra. Read more about me.
You may also like
Çka është SEO?
Monetizimi i WEB-it shqip #BT12
  • Shkrim shume i mire Granit, vertete jane plugins te nevojshem. Une personalisht me shume i preferoj AddThis pasi qe me pak manovrim i implementon ashtu si deshiron ti, ke stsatistika dhe disa vecori te tjera.

    🙂

    • AddThis doket shum najs veq nuk i kom hi fellit kurr me ta se mu ka dok shume i komplikun per projektet me tcilat kom pas pune. Perndryshe per faqe tmedha, me shume trafik osht sen fantazi.

      Faleminderit per komentin edhe qe po dokesh ka blogu haha 😛